Politike

‘Le të ketë luftë civile’, u shoqërua në Polici, flet ish-deputeti: S’na ndalon presioni, bëhemi dëshmorët e parë

25 Qershor 2019, 14:42 Nga DOSJA
‘Le të ketë luftë civile’, u shoqërua në

ELBASAN- Pas deklaratave të bujshme se demokratët e Elbasanit duhet të jenë të gatshëm për luftë civile dhe shoqërimit në Polici, ka folur për mediat, Aurel Bylykbashi, ish-deputet i PD.

Bylykbashi, tha para gazetarëve se është besnik i qendrimeve të bëra për deklaratën e bujshme të ditës së djeshme, dhe se ai bashkë me të tjerë persona është gati që të jetë dëshmor i demokracisë.

““Nuk ka presion të na ndalojnë. Demokracia shqiptare, ka dëshmorët e saj në vite, datojnë 70 vite më parë. S’ka asgjë të keqe. Nëse duhet që të kalohet mbi trupat tanë le të jemi ne dëshmorët e parë të demokracisë.”-tha ai.

Më tej ai shpjegoi procedurën mbi të cilën u shoqërua në polici.

“Jam besnik i asaj që thashë. I mbetem besnik i qëndrimeve që bëra në deklaratë. Unë i njoh rregullat, shkova vetë, para se të më sillnin furgonin. Ishin 2 policë që më morën në pyetje në bazën e një indicieje që unë kisha bërë në deklaratën në Facebook. Ishte një postim me figurë me video, i qendrimeve të mia. “-tha Bylykbashi.

I pyetur për pritjen që PD Elbasan do t’i bëjë nesër Ramës për vizitën përmbyllëse të fushatës në këtë qytet, Bylykbashi tha se Rama do të pritet me një protestë paqësore.

“PD Elbasan edhe në kuadër të nismës së Aleancës për Mbrojtjen e Lirisë dhe Demokracisë, ka bërë kërkesë për një tubim në Pallatin e Sportit. Do të jetë një tubim paqësor për t’i treguar kryeministrit se kështu nuk mund të vazhdohet dhe se duhet shmangur katastrofa e 30-qershorit”. –tha Bylykbashi.  

Ish-deputeti i Partisë Demokratike njëherësh dhe kryetari i kësaj partie në Elbasan është shoqëruar sot në Polici, pas deklaratave të tij se 30 qershori mund të jetë vëlla-vrasje dhe luftë civile.

Nga ana tjetër është data 30. Ka shume zëra që parashikojnë kasandrën, domethënë do të ketë lufte civile, do te ketë vëllavrasje! Po e them prerë dhe qartë: Ne nuk do të lejojmë zgjedhje ne 30 Qershor!! Ka vëllavrasje, ka luftë civile? Le të ketë!! Patjetër qe le të ketë, ne nuk kthehemi mbrapsht nga rruga jonë dhe nuk do të bëjmë gabimin që bënë  gjyshërit tanë në 1944!!”, ishte kjo deklarata e Bylykbashit.

(F.g & A.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike aurel bylykbashi zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 aurel bylykbashi zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll