Sport

“Isha gati t’i gjuaja me këpucë”, Nasri tregon përplasjen me Mancinin: Më shante…

29 Dhjetor 2021, 18:15 Nga DOSJA
“Isha gati t’i gjuaja me këpucë”, Nasri tregon

ANGLI-Samir Nasri, ish-futbollisti francez foli për periudhën e tij te Manchester City. Mesfushori qëndroi për 5 vjet në klubin anglez duke fituar edhe dy Premier League në vitin 2012 dhe 2014.Në atë kohë, City drejtohej nga Roberto Mancini, teksa francezi tregon se jo gjithçka ka shkuar mirë në marrëdhënien e tij me trajnerin.

“Katër ditë para përfundimit të kampionatit, u përballëm me Wolverhampton. Gjatë pjesës së parë ai vetëm më fliste, por i thashë mos më fol më, nëse nuk luaj mirë më zëvendëso. Kur u kthyem në dhomat e zhveshjes, hoqa këpucët dhe u ula afër Yaya Toure, i thashë se nëse Mancini do të më fliste atëherë do t’i gjuaja me këpucë.

Mendova se do të isha jashtë lojës, por ai më la në fushë dhe shënova. Pastaj në stërvitje filloi të më ofendonte në italisht dhe unë iu përgjigja ashpër. Më përjashtoi nga stërvitja dhe unë u largova.Shkova në zyrën e tij por ai nuk ishte aty,pastaj e gjeta duke ngritur pesha.Doja të debatoja por ai më tha që duke qene te dy te inatosur, nuk do te dilte asgje e mire nga debati. Mbas ca muajsh u përpoq të më çonte te Inter ose Zenit edhe në Inter edhe në Zenit, por transferimi nuk ndodhi. Më pas çdo gjë shkoi mirë me Mancinin”, përfundoi Nasri.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport mancini nasri mancini nasri

Sondazh

Poll