Sport

Napoli e gjen sërish Insignen: Është negativ, do të jetë për ndeshjen kundër Juves

29 Dhjetor 2021, 15:48 Nga DOSJA
Napoli e gjen sërish Insignen: Është negativ, do të

ITALI – Për momentin, urgjenca e Napolit është zbutur. Lorenzo Insigne në fakt doli negativ në tamponin molekular që iu nënshtrua orëve të fundit. Kapiteni do të jetë rregullisht në fushë nesër, në rinisjen e stërvitjeve në qendrën sportive “Castel Volturno” dhe mbi të gjitha, do të jetë në dispozicion të trajnerit Luciano Spallettit për përballjen direkte me Juventusin, më 6 janar.

Pavarësisht se negociatat për rinovimin e kontratës janë të forta dhe tundimi edhe më i fortë për të pranuar ofertën e Torontos (mbi 9 milionë në vit plus bonuse deri në 2027), Insigne mbetet një element themelor për trajnerin te Napoli, i cili do të fokusohet tek ai deri në fund të sezonit.

Çështjet kontraktuale nuk do të ndikojnë në zgjedhje, edhe sepse Napoli duhet të përballet me mungesa të shumta në kuadër të vitit të ri. Mario Rui nuk do të jetë në ndeshje, sepse u skualifikua: portugezi u paralajmërua dhe u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Spezias.

Koulibaly, Osimhen, Ounas dhe Anguissa, gjithashtu do të mungojnë, pasi janë të thirrur nga ekipet e tyre kombëtare për të garuar në Kupën e Afrikës; edhe pse dy të parët, megjithatë, ende nuk janë rikuperuar plotësisht nga dëmtimet e tyre.

Fabian Ruiz dhe Lozano janë në izolim në shtëpi, pasi të dy kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, pas testeve të kryera përkatësisht në Spanjë dhe Meksikë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kapiteni do të jetë lorenzo insigne në fakt doli negativ luciano spalleti mesazhi i lorenzo insignes ofertën e torontos urgjenca e napolit është zbutur kapiteni do të jetë lorenzo insigne në fakt doli negativ luciano spalleti mesazhi i lorenzo insignes ofertën e torontos urgjenca e napolit është zbutur

Sondazh

Poll