Sport

Gjuri “tradhëton” sulmuesin e Tiranës, operacion dhe 3 muaj jashtë fushave

29 Dhjetor 2021, 17:10 Nga DOSJA
Gjuri “tradhëton” sulmuesin e Tiranës, operacion dhe 3

TIRANË-Tirana e mbylli vitin 2021 si kampione dimri në derbin e fituar ndaj Partizanit, por me imazhin e Michael Ngo’o me gjurin në akull që në fakt trembi jo pak stafin bardheblu.

Dëmtimi u duk i rëndë që në momentin e parë kur anglezi doli nga fusha e lojës me barrelë dhe me stolat që i binin lojtarit nga ana e tifozëve të Partizanit.Pas analizave të bëra rezulton se Ngoo ka një dëmtim në menisk dhe në këtë mënyrë lojtari nuk i shmanget dot operacionit.

Praktikisht sulmuesi pritet të rikthehet në mars, gjë që penalizon shumë bardheblutë. Kështu, Orges Shehi ka nisur punën për të zëvendësuar anglezin. Sipas asaj që mësohet tekniku po përqendërohet në merkaton e huaj, por deri tani janë parë vetëm profile.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ngo'o partizani tirana ngo'o partizani tirana

Sondazh

Poll