Sport

Covid sulmon “blaugranët”: pozitiv edhe Dembélé, Umtiti e Gavi. Barcelona në ankth!

29 Dhjetor 2021, 16:55 Nga DOSJA

SPANJE – “Dembélé, Umtiti dhe Gavi, rezultuan pozitivë për Covid-19 pas testeve PCR që iu nënshtrua ekipi. Lojtarët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë në izolim në shtëpitë e tyre. Klubi i ka njoftuar për këtë autoritetet kompetente”.

Me këtë postim në Twitter të publikuar në llogarinë e tyre zyrtare, Barcelona njofton tre raste të reja pozitiviteti të gjetur brenda skuadrës së drejtuar nga Xavi.

Kështu, shto edhe rastet e mëparshme të Lenglet, Balde, Dani Alves dhe Jordi Alba, e çojnë numrin e lojtarëve me raste Coronavirus në shtatë.

Skuadra “blaugrana”, sipas plafinikimit të kalendarit të La Ligas pritet në fushë të dielën, më 2 janar, në Mallorca.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona ka lëshuar një deklaratë për mediat dembele lionel messi largohet nga barcelona rezultuan pozitivë për covid-19 umtiti dhe gavi barcelona ka lëshuar një deklaratë për mediat dembele lionel messi largohet nga barcelona rezultuan pozitivë për covid-19 umtiti dhe gavi

Sondazh

Poll