Sport

Real Madrid vatër infeksioni, katër futbollistë rezultojnë me Covid-19

29 Dhjetor 2021, 17:34 Nga DOSJA
Real Madrid vatër infeksioni, katër futbollistë rezultojnë

SPANJË-Covid-19 fillon të jetë një problem serioz për kampionatet jo vetëm në Angli por edhe në Spanjë. Barcelona ka zyrtarizuar katër lojtarë të prekur, Levante pesë dhe Sevilla gjithashtu ka zyrtarizuar me Covid tre lojtarë.

Kështu, në tamponët e bërë ditën e sotme kanë rezultuar të infektuar me virus edhe katër lojtarë të Real Madrid. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare në faqen e saj.

Lojtarët janë Courtois, Valverde, Camavinga dhe Vinicius Jr. Covid kishte goditur tashmë skuadrën e kryeqytetit spanjoll para festave me shtatë lojtarë pozitiv ku listës iu shtua edhe Davide Ancelotti, ndihmësi i Carlo Ancelottit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport la liga real madrid spanje la liga real madrid spanje

Sondazh

Poll