Sport

Premier nuk ka pushim, 2022 nis me dy trajnerët italianë: Watford pret Tottenham…

29 Dhjetor 2021, 16:24 Nga DOSJA
Premier nuk ka pushim, 2022 nis me dy trajnerët italianë: Watford pret

ANGLI – Watford dhe Tottenham, të trajnuar respektivisht nga Claudio Ranieri dhe Antonio Conte, e kanë mbyllur vitin 2021. Por për ta nuk ka pushim, menjëherë është koha për të menduar për vitin e ri.

Premierliga nuk ndalet: të shtunën e 1 janarit, do të nisë java e 21-të e kampionatit dhe dy skuadrat do të përballen me njëra-tjetrën në “Vicarage Road”. Midis shpëtimit dhe garës për në Champions League, do të jetë një sfidë shumë e rëndësishme menjëherë. Ndeshja starton në orën 16:00.

Watford vjen nga një humbje e keqe në shtëpi ndaj West Hamit, ku skuadra e Ranierit u rrëzua dhe humbi 4-1. Vazhdon periudha tejet negative për klubin: pesë humbje radhazi në Premier League. Por me përjashtim të Brentfordit, kalendari nuk ishte dashamirës: Leicester, Manchester City, Chelsea dhe West Ham, pas ndeshjeve kundër Arsenal (humbje) dhe Manchester United (fitore).

Nga ana tjetër është një Tottenham që barazoi në ndeshjen e fundit ndaj Southampton: zhgënjyes 1-1 për Conte, duke patur parasysh epërsinë numerike nga minuta e 39-të. Spurs janë në -5 pikë nga vendi i katërt, i zënë nga Arsenali, por me dy ndeshje më pak se rivalët e tyre londinezë: është e ndaluar të humbasin më shumë pikë rrugës.

Precedentët – Dy skuadrat, pas ndeshjes së parë më 29 gusht, në ditën e tretë të Premier League: 1-0 për Tottenhamin falë goditjes së lirë të Sonit në pjesën e parë të finales. Duke marrë parasysh sfidat në Watford, Spurs kanë arritur vetëm dy pikë në tre takimet e fundit: 1-1 në dhjetor 2017, 2-1 në shtator 2018 dhe 0-0 më 18 janar 2020. Para kësaj serie, londinezët kishin fituar katër herë radhazi larg Hornets.

Gjithsesi ka nëntë sfida mes Contes dhe Ranierit: shtatë fitore për të parin dhe dy për një të dytin, pa barazime. Vitin e kaluar nga një sukses secili: 2-1 për Sampdorian në “Marassi” dhe 5-1 për Interin në “San Siro”, në ndeshjen e parë si kampion i Italisë me Interin me shumë homazhe nga Sampdoria.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport antonio conte antonio conte është prezantuar claudio ranieri claudio ranieri shkarkohet watford dhe tottenham antonio conte antonio conte është prezantuar claudio ranieri claudio ranieri shkarkohet watford dhe tottenham

Sondazh

Poll