Sport

Klubi i futbollit e mbyll vitin me bamirësi, dhurojnë pako për fëmijët jetim e autik

29 Dhjetor 2021, 16:05 Nga DOSJA
Klubi i futbollit e mbyll vitin me bamirësi, dhurojnë pako për

ELBASAN- Ekpi i futbollit “Confucius Football Club” ka zgjedhur ta mbyllin turnin duke dhuruar lodra për fëmijët jetim si dhe të spektrit autik, si dhe duke blerë ushqime për familjet e këtyre fëmijëve. Me anë të një postimi në Instagram ata kanë bërë të ditur se lodrat ua kanë dhuruar 16 fëmijëve jetim si dhe 21 të tjerëve të spektrit autik. Gjithashtu shkruhet se lodrat por edhe ushqimet janë blerë me fondet e dhuruara nga lojtarët e ekipit.

Postimi i Plotë:

E mbyllem vitin si nje familje e madhe. Shkuam ne Elbasan, per tu dhuruar lodra 16 femijeve jetim dhe 21 te tjere te spektrik autik, te blera nga fondet e dhuruara nga vete lojtaret e ekipit tone! Keto festa nuk i lame ti kalojne vetem. Keta femije dhe familjet e tyre, jane ne gjendje te veshtire ekonomike, ndaj buzeqeshja e tyre ne kete fund viti, na jep kenaqesi ne, po aq sa edhe atyre!

Faleminderit Osman Stafa dhe gjithe kontribuesve te tjere qe bere bashke ne kete nisem! Sebashku mundesuam: 37 bakllava, nga nje per secilen familje (Pasticeri Lika) 16 pako ushqimore per femijet jetim 37 pako me dhurata, nga nje per secilin femije. Te gjithe bashke jemi me te forte! Urojme qe edhe ekipe te tjera te FshfSundayLeagueAlbania te na bashkohen ne iniciativa te tilla ne te ardhmen. Futbolli bashkon njerez!

 

 

A post shared by Confucius Football Club (@confucius.fc)

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport confucius football club elbasan confucius football club elbasan

Sondazh

Poll