Sport

Cristiano Ronaldo ndan Indinë në dysh, gjithë fajin e ka statuja e tij: Është një…

29 Dhjetor 2021, 16:53 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo ndan Indinë në dysh, gjithë fajin e ka statuja

INDI-Cristiano Ronaldo është personazh që përflitet edhe jashtë fushës. Një stuhi e vërtetë ka shpërthyer në Indi. Shteti perëndimor Goa, i cili futbollin ka si sportin më të njohur, i ka kushtuar një statujë Cristiano Ronaldos. Monumenti kishte për qëllim të frymëzonte të rinjtë, por deri më tani – siç raporton BBC – ka nxitur një polemikë komunale.

Goa, në fakt ka qenë një ish-koloni portugeze dhe për kritikët do të ishte më mirë të nderohej një lojtar vendas, edhe sepse shumë lojtarë të kombëtares së Indisë kanë kaluar te Goa.”Jam shumë i zhgënjyer kur dëgjova se ata kanë ngritur një statujë kushtuar Ronaldos. Ne mësojmë të jemi krenarë për ikonat tona, si Samir Naik dhe Bruno Coutinho,” tha një banor vendas për agjencinë e lajmeve IANS.

Nga ana tjetër, Times of India raporton se gjatë zbulimit të statujës disa njerëz valëvitën flamuj të zi në shenjë proteste. Të tjerë besojnë se është fyese ngritja e një statuje gjatë festimeve të 60-vjetorit të pavarësisë nga Portugalia. “Ngritja e një statuje të një futbollisti portugez këtë vit është një sakrilegj. Ne e dënojmë këtë akt,” tha aktivisti i krahut të djathtë Guru Shirodkar, për IANS.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport cristiano ronaldo india cristiano ronaldo india

Sondazh

Poll