Sport

E vërteta e Collymore: “Terry nuk drejton ekip në Premier, për një episod racizmi”

29 Dhjetor 2021, 15:32 Nga DOSJA

ANGLI – Një karrierë shumë e rëndësishme si lojtar, mes klubit dhe ekipit kombëtar, dhe një trajneri që ende po lufton për t’u ngritur. Bëhet fjalë për John Terryin, flamurin historik i Chelseas dhe Anglisë, i cili ende nuk ka arritur të ngrihet si trajner. Dhe arsyeja e kësaj mund të jetë shumë e veçantë…

Aftësitë e tij si trajner, në këtë rast, as që merren parasysh. Gjithçka do të varej nga një episod i vjetër racizmi, në të cilin Terry ishte protagonist në të kaluarën. Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Stan Collymore, siç raporton “Mirror”, ka shfaqur mendimin e tij, se pse ish-mbrojtësi “blu” nuk ka arritur ende të ngjitet në një karrierë si trajner i nivelit të lartë.

E VËRTETA – “Kthimi te Chelsea për të punuar me të rinjtë, është një dështim i madh për ish-mbrojtësin e Anglisë dhe Chelseas”,- thotë Collymoore, duke iu referuar njoftimit të fundit të Terryt për t’iu bashkuar akademisë “blu”. “Pra, çfarë po ndodh? Unë mendoj se Terry do të jetë një trajner i madh një ditë. Ai është një fitues, një organizator i mirë dhe një udhëheqës. Por sepse ish-kolegët e tij Wayne Rooney, Steven Gerrard dhe Frank Lampard morën punë të mira dhe ai është përsëri në akademinë e të rinjve? Epo, është shumë e qartë për mua: John Terry është një njeri me një reputacion jo shumë të mirë. Ai ende nuk i ka kërkuar falje siç duhet, Anton Ferdinandit, për fjalët e tij fyese me motive racore, që i tha 10 vjet më parë Një hije që ende qëndron mbi Terry dhe mendoj se do të ndikojë në karrierën e tij si trajner, derisa gjithçka të zgjidhet.”

Referenca e Collymoore është një episod që ndodhi në tetor 2011, kur John Terry fyeu me fjalë raciste mbrojtësin e Queens Park Rangers, Anton Ferdinand. Në atë kohë Ferdinand e paditi Terryn, por prokuroria nuk ishte në gjendje të mblidhte prova të mjaftueshme për të konfirmuar se fakti kishte ndodhur në të vërtetë.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport chelsea kampione e europa league chelsea në premier league flamur historik i chelseas dhe anglisë john terry rikthehet john terryin raporton “mirror” chelsea kampione e europa league chelsea në premier league flamur historik i chelseas dhe anglisë john terry rikthehet john terryin raporton “mirror”

Sondazh

Poll