Sport

Dortmundi i bën presion norvegjezit Erling Haaland për të vendosur…

29 Dhjetor 2021, 11:41 Nga DOSJA
Dortmundi i bën presion norvegjezit Erling Haaland për të

GJERMANI – Sipas kontratës me Borussia Dortmundin që përfundon në vitin 2024, Erling Haaland duhet të marrë një vendim për të ardhmen e tij. Kjo është gjithsesi dëshira e Borussias, e cila sipas “Bild”, ka vendosur fundin e shkurtit, si afat për sulmuesin norvegjez (21 vjeç, 15 ndeshje) dhe agjentin e tij për të komunikuar zgjedhjen e tyre.

Sipas të përditshmes, klubi BVB do të ishte e gatshme të bënte përpjekje të mëdha financiare për të vazhduar kontratën me sulmuesit të saj, me kusht që të informohej shpejt për vullnetin e tij. Por nëse Haaland, do të donte të largohej verën e ardhshme, klubi do të donte të ishte në gjendje të organizohej në përputhje me rrethanat deri atëherë.

Në mes të dhjetorit, agjenti i lojtarit, Mino Raiola, ka takuar presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, me synimin për një transferim të mundshëm në të ardhmen. Sipas ndërmjetësit holandez, lojtari do të kishte “shanse të mëdha” për t’u larguar në fund të sezonit, për t’iu bashkuar një ekipi të madh si Bayern Munich, Real Madrid, Manchester City apo Barça.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport borussia dortmundin erling haaland erling haaland te borussia dortmund mino raiola sulmuesit norvegjez erling haaland borussia dortmundin erling haaland erling haaland te borussia dortmund mino raiola sulmuesit norvegjez erling haaland

Sondazh

Poll