Sport

Mbappè: “Reali? Tani po mendoj vetëm t’i mund në Champions League”

29 Dhjetor 2021, 09:51 Nga DOSJA

EMIRATET E BASHKUARA “Nëse largohem nga PSG? Sigurisht jo në janar. Unë do ta përfundoj 100% këtë sezon me ekipin tim aktual.” Kështu u shpreh, në Dubai ku mori çmimin ‘Globe Soccer Awards’, Kylian Mbappè, i intervistuar nga ‘CNN’, duke i është përgjigjur një pyetjeje për të ardhmen e tij dhe interesimin e Real Madridit për të.

“Unë do të jap gjithçka që kam për të fituar Champions League, kampionatin dhe kupën, – tha Mbappè, – dhe për t’u dhënë lumturi tifozëve, sepse ata e meritojnë atë. Isha i sinqertë. Qëndrova në PSG? Unë bëra atë që kisha në zemër dhe jam i lumtur që qëndroj, ky është edhe qyteti im, Parisi është vendi ku kam lindur dhe jam rritur. Tani dua të fitoj gjithçka këtë sezon.”

Sipas kampionit të botës 2018, “të luash për PSG-në është një ndjenjë e pabesueshme, luan dhe e bën me familjen dhe miqtë në krah. Është një kënaqësi e madhe t’u them miqve të mi, që luaj me Messin. Argëtohesh ta shohësh atë në Paris. Është një moment fantastik në historinë e futbollit”.

Pra ju nuk mendoni më për Realin? “E vetmja gjë që kam në mendje është të mundim Real Madridin në shkurt dhe mars, – u përgjigj francezi, duke iu referuar ndeshjes së dyfishtë të raundit eliminator të Champions League. – Ne duhet të jemi gati. Është koha. Është pjesa më e rëndësishme e sezonit. Sigurisht që tani duam të bëjmë një hop cilësor. Kemi dy vite në finale, në gjysmëfinale, por tani duam të fitojmë. Megjithatë, nuk jam penduar që thashë verën e kaluar, – shtoi ai, – se doja të shkoja te Reali. Isha i sinqertë, thashë atë që ndjeva në atë moment”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atyre të kylian mbappe e lionel messi champions league champions league europa league e ardhmja e kylian mbappé kylian mbappe më për realin që luaj me messin atyre të kylian mbappe e lionel messi champions league champions league europa league e ardhmja e kylian mbappé kylian mbappe më për realin që luaj me messin

Sondazh

Poll