Sport

Mkhitaryan do të jetë drejtori i ri sportiv i Krasnodarit, pas lamtumirës…

29 Dhjetor 2021, 06:03 Nga DOSJA
Mkhitaryan do të jetë drejtori i ri sportiv i Krasnodarit, pas

ITALI – Mkhitaryan po planifikon të ardhmen e tij, pasi ai t’i jape lamtumirën karrierës së tij si lojtar. Mesfushori sulmues armen që luan me Romën, dëshiron të qëndrojë në botën e futbollit, ndoshta duke mbajtur një rol menaxherial, ose drejtor sportiv.

Me sa duket, projekti i tij është të bëhet drejtor i një klubi rus, Krasnodar, për të filluar të hyjë në këtë botë të re. “Henrikh Mkhitaryan ka arritur marrëveshje me presidentin e FC Krasnodar. Mkhitaryan do të bëhet drejtor sportiv i klubit rus pas lamtumirës të tij nga futbolli.”

Me këtë postim në Twitter, Khachatryan, një fotoreporter sportiv, njoftoi të ardhmen e armenit, pasi të përfundojë karriera e tij futbollistike. Mesfushori Mkhitaryan, aktualisht është 32 vjeç dhe që nga viti 2019 luan në radhët e skuadrës së Romës.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport henrikh mkhitaryan mesfushori i romes mesfushori sulmues armen mkhitaryan mkhitaryan dhe shomurodov pasi ai t’i jape lamtumirën karrierës së tij henrikh mkhitaryan mesfushori i romes mesfushori sulmues armen mkhitaryan mkhitaryan dhe shomurodov pasi ai t’i jape lamtumirën karrierës së tij

Sondazh

Poll