Sport

Salah humb penalltinë e Liverpool ndeshjen, Leicester tregohet “dhelpër”!

28 Dhjetor 2021, 22:39 Nga DOSJA
Salah humb penalltinë e Liverpool ndeshjen, Leicester tregohet

ANGLI-Liverpool mundet 1-0 ndaj Leicester dhe largohet 6 pikë nga kreu që mbahet nga Manchester City.Pas ndeshjes emocionuese në Kupën e Ligës, të fituar nga Reds me penallti pas një rikthimi të pabesueshëm, Leicester dhe Liverpool rikthehen në fushë në kampionat pas një jave. Në minutën e 16′ Salah kishte mundësinë për të kaluar në avantazh skuadrën e tij nga pika e bardhë e penalltisë, por egjiptiani u hipnotizua nga Schmeichel.

Skuadra e Klopp nuk dorëzohet dhe portieri danez kishte ende punë për të bërë përballë Salah pas gjysmë ore lojë, ndërsa më pas Diogo Jota u tregua i pasaktë në fund të pjesës së parë.

Shumë raste për Liverpool-in dhe më pas Leicester-in në minutën e 59-të me Lookman, i cili hyri vetëm tre minuta më parë dhe shënoi me një goditje të bukur në zonë. Jota nuk gjeti përsëri kuadratin në një goditje me kokë në minutën e 82, ndërsa më pas Schmeichel ishte vendimtar me këmbë, në goditjen e Van Dijk nga distanca. Muri i Leicester qëndroi deri në bilbilin e trefishtë, duke i dhënë një goditje të fortë shpresave të Klopp për të rrëmbyer titullin.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport leicester liverpool leicester liverpool

Sondazh

Poll