Sport

17 gola në kampionat e 8 në Kupë, Uzuni shpallet lojtari i vitit 2021 në Hungari

28 Dhjetor 2021, 21:08 Nga DOSJA
17 gola në kampionat e 8 në Kupë, Uzuni shpallet lojtari i vitit

HUNGARI-Myrto Uzuni është zgjedhur lojtari më i mirë i vitit 2021 në Hungari. “Csakfoci.hu” ka organizuar anketën për më të mirin për të shtatin vit radhazi dhe për këtë kanë votuar 12 drejtues ose presidentë të klubeve të elitës së futbollit në Hungari. Katër prej tyre kanë votuar për sulmuesin e kombëtares së Shqipërisë, që ka shkëlqyer këtë vit me fanellën e Ferencvaros.

Sulmuesi i Ferencvaros ka arritur të shënojë plot 17 gola në kampionatin hungarez gjatë vitit 2021, tetë herë edhe në Kupë, si dhe gjashtë herë në kupat e Europës. Në total më kampionët e Hungarisë Uzuni numëron 31 gola.

 

 

 

A post shared by csakfoci.hu (@csakfoci.official)

Ata që votuan për Uzunin ishin Attila Revesz (drejtori sportiv i Kisvarda), Balazs Toth (drejtor klubi te Puskas Academy), Daniel Tozser (drejtori sportiv i DVSC) dhe Berta Csaba (drejtoreshë menaxhimi e Ujpest.)

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ferencvaros myrto uzuni ferencvaros myrto uzuni

Sondazh

Poll