Sport

Cruzeiro shkarkon Luxemburgon, ish-trajnerin e Brazilit. Klubi është i “Fenomenit”!

29 Dhjetor 2021, 06:48 Nga DOSJA

BRAZIL Cruzeiro njoftoi shkarkimin e Vanderlei Luxemburgo, ish-trajnerit të kombëtares së Brazilit, i cili ishte ulur në stolin e klubit që nga gushti.

Ndërkohë që kampionatet e futbollit kanë përfunduar në vendin e sambas, klubi i njohur me një histori 100-vjeçare, i cili është blerë nga Ronaldo “Fenomeni” dhjetorin e shkuar, për të dytin vit radhazi, mbeti në kategorinë e dytë braziliane.

“Duke marrë parasysh realitetin e buxhetit të klubit, stafi teknik nuk do të rinovohet”,- thuhet në postimin në Twitter, në të cilin saktësohet, se emri i trajnerit të ri pasues do të bëhet i ditur në ditët në vijim.

Luxemburgo, 69 vjeç, u thirr muaj më parë për të ngritur skuadrën që e kishte përfunduar në vendin e 14-të në kampionatin e kategorisë së dytë. Një kolaps i vërtetë për skuadrën e Belo Horizontes, e cila në dekadën e fundit kishte fituar dy herë kampionatin kombëtar (2013 dhe 2014) dhe Kupën e Brazilit (2017 dhe 2018).

I goditur nga problemet serioze ekonomike, Cruzeiro ra nga liga e parë në vitin 2019. Më 18 dhjetor, Ronaldo “Fenomeni”, i cili kishte bërë debutimin e tij profesional në Cruzeiro në vitin 1993, në moshën 16-vjeçare, njoftoi se ishte bërë aksioneri kryesor i klubit, me blerjen e 90% të aksioneve.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport cruzeiro fenomeni ronaldo ish-trajnerit të kombëtares së brazilit ronaldo fenomeni shkarkimin e vanderlei luxemburgo cruzeiro fenomeni ronaldo ish-trajnerit të kombëtares së brazilit ronaldo fenomeni shkarkimin e vanderlei luxemburgo

Sondazh

Poll