Sport

Zyrtare, nuk mjaftoi kualifikimi në Champions, Benfica shkarkon Jorge Jesus!

29 Dhjetor 2021, 06:20 Nga DOSJA
Zyrtare, nuk mjaftoi kualifikimi në Champions, Benfica shkarkon Jorge

PORTUGALI – Jorge Jesus nuk është më trajner i Benficas. Lamtumira zyrtare erdhi përmes një shënimi të klubit portugez. Në njoftimin e “Shqiponjave” të Lisbonës nuk mungojnë falenderimet për trajnerin për punën që kreu në një vit e gjysmë.

Pavarësisht se kaloi grupin në Champions League, duke eliminuar katalanasit, Benfica ka patur paraqitje jo të mira në kampionat, çka i detyroi drejtuesit e klubit të shkarkonin trajnerin që braktisi Flamengon në Brazil për të ardhur te Benfica në 2020.

“Benfica dëshiron të falënderojë Jorge Jesus për të gjithë punën që ka bërë gjatë një viti e gjysmë të kaluar dhe t’i uroj atij më të mirën për të ardhmen. Klubi gjithashtu shton se do të përmbushë të gjitha detyrimet kontraktuale deri në përfundimin e marrëdhënies ekzistuese të punës. ose derisa Jorge Jesus dhe stafi i tij teknik nuk do të marrin një angazhim të ri professional,”- shkruhet në njoftimin e klubit portugez. Në vend të tij deri në fund të sezonit do të jetë trajneri i ekipit të dytë, Nelson Verissimo.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport champions league jorge jesus klubin portugez të benficas në ndeshjen e të shtunës kundër benficas në njoftimin e “shqiponjave” të lisbonës nuk është më trajner i benficas champions league jorge jesus klubin portugez të benficas në ndeshjen e të shtunës kundër benficas në njoftimin e “shqiponjave” të lisbonës nuk është më trajner i benficas

Sondazh

Poll