Sport

LAJM BOMB! Fondi arab nuk ka hequr dorë, ka blerë aksionet e Interit për 1 miliardë

28 Dhjetor 2021, 21:44 Nga DOSJA
LAJM BOMB! Fondi arab nuk ka hequr dorë, ka blerë aksionet e Interit

MILANO-Lajmi është i bujshëm dhe duhet marrë seriozisht, pasi është publikuar nga një gazetë e specializuar në çështjet e biznesit si International Business Times. Sipas IBT, në ditët në vijim i gjithë dokumentacioni ligjor do të mbërrijë në tavolinat e Interit për të vijuar me blerjen e klubit nga PIF, fondi tashmë i famshëm i Investimeve Publike të Arabisë Saudite, i cili së fundmi ka marrë në dorë edhe Newcastle United.

IBT praktikisht e merr këtë si të mirëqenë, duke folur për një marrëveshje me vlerë 1 miliardë dollarë, ose rreth 900 milionë euro.PIF ka një pasuri prej rreth 400 miliardë dollarësh.

Marrja në kontroll të skuadrës së Interit, komenton ende International Business Times, mund të pasohet edhe nga ajo e Marsejës në Francë dhe e një klubi brazilian që ende nuk është bërë i ditur klubi.Do të shohim nëse ky lajm është realisht i vërtetë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport inter pif inter pif

Sondazh

Poll