Sport

Super Green Pass edhe për sportistët: Seria A drejt vaksinimit të detyrueshëm…

29 Dhjetor 2021, 05:53 Nga DOSJA

ITALI – Nuk kishte futbollistë viktima të Covid-it këto ditë në si gjithë botën, por edhe për ta nuk do të ketë përjashtime. Duke filluar nga data 10 janari, siç publikohet edhe nga Departamenti i Sportit në qeverinë italiane, të gjithë sportistët profesionistë do të kenë detyrimin të jenë të vaksinuar (ose do të duhet të provojnë një kurë).

Në praktikë, pa një Green Pass të përforcuar, ata nuk do të mund të dalin në fushë. Kjo është për të pasur akses, si pjesa tjetër e popullsisë, në palestra, pishina dhe për të qenë në gjendje të luani sporte ekipore në ambiente të mbyllura.

Teksti i Qeverisë shpjegon, se “duke filluar nga 10 janari 2022, në zonën e bardhë, të verdhë dhe portokalli, aksesi në ngjarjet dhe garat sportive (…), aksesi në shërbimet dhe aktivitetet e pishinave, qendrave të notit, palestrave, ekipeve sportive dhe brenda ambienteve të akomodimit, të kufizuara në aktivitete të brendshme, si dhe hapësirat e përdorura për dhomat e zhveshjes dhe dushet (…), do t’u lejohen vetëm subjekteve që posedojnë të ashtuquajturin certifikim të gjelbër të përforcuar”.

Përjashtime nuk do të ketë, as për sportistë konkurrues apo sportistë me rëndësi kombëtare. Masa në fakt kërkohet “edhe për sportistët konkurrues, apo sportistët me rëndësi kombëtare, që aksesojnë shërbimet dhe aktivitetet për të cilat ligji e parashikon”. Leja bazë e gjelbër do të jetë e mjaftueshme vetëm për sportet në natyrë, pa pasur nevojë për dhomë zhveshjeje, gjë që nuk është e mundur për futboll, basketboll, volejboll dhe sporte të tjera. Me fjalë të tjera, futbolli dhe sporti italian së shpejti do të përballet me detyrimin e vaksinimit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport departamenti i sportit në qeverinë italiane duke filluar nga data 10 janari kampionati i seria a lega seria a pa një green pass të përforcuar si dhe hapësirat e përdorura për dhomat e zhveshjes departamenti i sportit në qeverinë italiane duke filluar nga data 10 janari kampionati i seria a lega seria a pa një green pass të përforcuar si dhe hapësirat e përdorura për dhomat e zhveshjes

Sondazh

Poll