Politike

“Jam 77 vjeç”, Berisha: Ftoj Ramën dhe Bashën në debat me mua

28 Dhjetor 2021, 21:08 Nga DOSJA
“Jam 77 vjeç”, Berisha: Ftoj Ramën dhe Bashën

TIRANë – Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ftoi në përballje në debat kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. I ftuar në emisionin “A Shoë”, Berisha shtoi se pavarësisht se është 77 vjeç, Rama nuk guxon të përballet me të. Madje, ai shtoi se kryeministri e ndihmon Berishën ta mundë në replika.

Ndër të tjera, ish-kryetari i Partisë Demokratike tha se kreu i qeverisë “është viskoz si një 90-vjeçar”, ndërsa tha se Rama nuk është i aftë psikologjikisht të kryejë detyrën e kryeministrit.

A mund të mundet PS? 100%. Më vjen keq që e them. Po të garoja në 2017, Rama nuk do të kishte mandate sot. Për sa i përket raporteve. Ai është njeri kompleksesh. Ai ka kompleksin e Saliut. Më ndihmon mua që ta vë përpara. Ramën e ftoj në debat, të marrë edhe Lul Bashën. Thotë ai ky është 77 vjeç, le të vijë dhe të bëjmë një debat i cili do të vlerësohet në çdo aspekt. Ai nuk guxon të përballet me mua. Debatin unë e bëj për qytetarët. Ai është viskoz si një 90-vjeçar. Viskoziteti i tij është i frikshëm. Proceset e tij trunore kanë një ngadalësi në momente të caktuara janë aq të mëdha, a e ka nga droga, apo ndonjë gjë tjetër. Ai në shumë drejtime nuk është psikologjikisht i përshtatshëm për atë detyrë”, deklaroi në “A Show” ish-kryeministri Sali Berisha.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama lulzim basha sali berisha edi rama lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll