Politike

Berisha: Basha ka 5-6% mbështetje, deputetët demokratë do largohen nga ai

28 Dhjetor 2021, 21:02 Nga DOSJA
Berisha: Basha ka 5-6% mbështetje, deputetët demokratë do

TIRANë – Ish-kryeministri i Shqipërsië Sali Berisha deklaroi se kryetari aktual i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vetëm 5-6% mbështetje sipas sondazheve. Në emisionin “A Show”, Berisha theksoi se deputetët demokratë do të largohen të gjithë nga Basha për shkak të mungesës së besnikërisë që ai ka shfaqur ndaj tyre.

Ndër të tjera, ish-lideri i PD-së shtoi se lëvizja e tij për rithemelimin e partisë dhe shkarkimin e Bashës nga posti i kryetarit ktheu opozitën e vërtetë në vend.

“Ai ka në parti gjithsej sipas polleve 5-6%, s’ka mbështetje. Unë përsëri në mënyrën më të njerëzishme të largohen nga Lulzim Basha. Shpresoj se po. Çfarë qarkullon atje? Aty flitet për zv/kryeministra, ministra, bashkëqeverisja. U është aluduar përfaqësuesve tanë edhe nga të huaj. Më kujtohet beteja në 1991, ministrat atëherë qëndruan luajal ndaj PD-së. Unë besoj se deputetë do të shkëputen nga Lulzim Basha. Ai ka pabesinë ndaj njerëzve.  Nuk shikoj traumë. Gjëja më e madhe që u realizua është se vendi ka opozitë të vërtetë. Të mos ishte foltore, kuvend, një opozitë që voton borxhin e qeverisë”, u shpreh Sali Berisha.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll