Politike

Mandat i tretë si kryeministër? Berisha: Jam njeriu i çudirave

28 Dhjetor 2021, 22:15 Nga DOSJA
Mandat i tretë si kryeministër? Berisha: Jam njeriu i çudirave

TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e përjashtoi aspak mundësinë për të drejtuar Shqipërinë për 4 vite nëse do të fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Për emisionin “A Show”, ish-lideri i Partisë Demokratike në vitet 1991-2013 e quajti veten “njeri që bën çudira”. Ai shtoi se nuk ka ambicie për pushtet, por do të kthehej për të drejtuar Shqipërinë gjithmonë nëse ky do të ishte verdikti i shqiptarëve.

“Një Sali Berishë i tretë do të ketë mirësitë e të parit dhe të dytit në një nivel shumë të avancuar. Nëse duan shqiptarët. Kjo nuk është ambicie pushteti, është një thirrje. Jam njeriu që bën çudira. Besoj në një kabinet të aftë për të zbatuar një axhendë ambicioze”, u shpreh Berisha. 

Në lidhje me vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen e tij “non-grata”, Sali Berisha bëri me dije se kjo masë nuk do të merrej kurrë nëse Partia Demokratike do të fitonte zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

“Nëse PD do të kishte fituar zgjedhjet ajo masë nuk do të ishte marrë. Vendimi u diktua nga lobimi i Ramës dhe Sorosit, ishin lobuesit kryesorë”, deklaroi ish-kryeministri dhe ish-lideri demokrat Sali Berisha.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha non grata sali berisha sali berisha non grata

Sondazh

Poll