Politike

DETAJI-Nikolla takon presidentin Erdogan, flamuri shqiptar “zhduket”,s’është askund

28 Dhjetor 2021, 21:55 Nga DOSJA
DETAJI-Nikolla takon presidentin Erdogan, flamuri shqiptar

TURQI– Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan priti në takim Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla. Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Sentop, ndërsa pjesë ishte dhe ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu.

Por një detaj nuk ka shpëtuar pa u vënë re! Në takimin me Erdogan, ndodheshin dy flamuj, të dy të Republikës së Turqisë. Siç edhe duket nga fotot e mësipërme, në krah të presidentit Erdogan, nuk është vendosur asnjë flamur shqiptar, sikur vizita e Nikollës të ketë ndodhur pa u planifikuar.

Në fakt duke marrë parasysh axhendën e kreut të shtetit turk, duket diçka e tillë është e pamundur. Por nuk dihet përse flamuri shqiptar nuk ndodhej askund, e as më tepër Nikolla nuk e ka kërkuar. Mesa duket është mjaftuar me premtimin se Erdogan do të vizitojë shumë shpejt vendin tonë, më konkretisht zonën e Kurbinit. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lindita nikolla recep tayyip erdoğan lindita nikolla recep tayyip erdoğan

Sondazh

Poll