Politike

Largimi i Bashës nga zyra? Berisha: 44 mijë demokratë i dalin zot vetes së tyre

28 Dhjetor 2021, 21:13 Nga DOSJA
Largimi i Bashës nga zyra? Berisha: 44 mijë demokratë i dalin zot

TIRANË – Ish-lideri i Partisë Demokratik Sali Berisha përsëriti se 44 mijë anëtarët demokratë do të realizojnë ultimatumin për largimin e kryetarit të PD-së Lulzim Basha nga zyra e tij. Në emisionin “A Shoë”, ish-kryeministri tha se Basha nuk mund t’i dalë kundër vendimit të referendumit të 18 dhjetorit, ku 43.385 demokratë votuan pro-shkarkimit të Lulzim Bashës nga funksioni i kryetarit. Berisha shtoi se këta anëtarë të PD-së janë në gjendje t’i dalin zot vetes së tyre.

Ai është peng, s’ka përgjegjësi. Kur je peng, s’të lënë të marrësh përgjegjësi, të diktojnë qëndrimet. E ka të qartë se 2000 s’është 5000. Ai detyrohet të mbushë sallën me persona të institutive të tjerë që s’ka lidhje me PD. Është në detyrë nga më kriminalet së bashku me Ramën pengmarrja e pluralizmuit politik. Por,  s’mund ta bëjë një njeri që një të diel të bukur merr 44 mijë vota kundër tij. Ata janë të gatshëm t’i dalin zot votës së tyre. Një pakicë që vihet kundër shumicës është banditeske, terroriste ose kriminale. Prapa meje qëndron shumica e demokratëve. Anëtarësia e ka shkarkuar Bashën, sepse anëtarësia është përmbaruesi”, u shpreh Berisha.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike lulzim basha referendumi kunder bashes sali berisha lulzim basha referendumi kunder bashes sali berisha

Sondazh

Poll