Politike

Berisha: Sonte është finalja, foltorja mund të ishte organizuar ndryshe

28 Dhjetor 2021, 20:40 Nga DOSJA
Berisha: Sonte është finalja, foltorja mund të ishte organizuar

TIRANË – Ish-kryeministri në vitet 2005-2013 Sali Berisha e konsideroi daljen e sotme për mediat si të fundit të maratonës së tij mediatike. Në emisionin “A Show”, Berisha e konsideroi lëvizjen e tij për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike si dhe për rithemelimin e PD-së si “revolucion paqësor politik” në Shqipëri. Gjithashtu, Berisha shtoi se në aspektin mediatik, “foltorja” e tij ndikoi në hapjen e debatit.

Ish-lideri demokrat tha se “foltorja” e tij mund të ishte organizuar pa panel, megjithatë ajo mori reagime pozitive nga shoqëria.

Këtu sonte është finalja, është finishi i maratonës. Natyrisht, foltorja në të vërtetë shënonte një risi në rrafshin politik, një revolucion paqësor. Në rrafshin mediatik, u bë fushë e debatit transparence. Kjo ishte arsyeja që u përballua me frymëzim. Foltorja ngjallte frymëzim.

Roger Stewart ka një përshkrim të bisedave të lira. Ai shpreh konsideratën më të lartë për debatin se është një formë e shoqërimit të lirë, asosacionit të lirë në të cilën njerëzit me ideale shprehin lirshëm idetë e tyre.

Edhe pak ndryshe mund të ishte foltorja nëse s’do kishte panel. Njerëzit kanë folur lirshëm. Foltorja u shndërrua në një forum atraktiv. Pati një reagim pozitiv nga shoqëria”, u shpreh ish-lideri i PD-së Sali Berisha.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll