Politike

‘Revolucion!’/ Floriana Garo: Bashës i kemi lënë afat, më 5 janar të lirojë zyrën

27 Dhjetor 2021, 19:19 Nga DOSJA
‘Revolucion!’/ Floriana Garo: Bashës i kemi lënë

TIRANË– 5 janari është afati i fundit që Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike i ka lënë kryedemokratit Lulzim Basha, që të lirojë zyrën. Floriana Garo, zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha, e ftuar në Report Tv tha se anëtarët e Komisionit nuk do të ushtrojnë dhunë, por këmbënguli se 29 anëtarët e Komisionit do të sillen si një zyrë përmbarimore.

Kjo është ajo që i shkon në mendje njerëzve ky nuk është aspak rasti, ne e kemi theksuar se ky është një revolucion paqësor, ne i kemi lënë boll hapësirë Bashës deri me datë 5 janar, pasi ka pasur mjaft kohë të reflektojë siç ka dashur vullneti i anëtarëve. Pas datës 5 janar anëtarësia do të veproj si përmbarues politik pa dhunë. Vullneti i demokratëve është shprehur nëpërmjet kuvendit të 11 dhjetorit. Më 5 janar Basha duhet të lërë zyrën. Nuk mund të spekuloj nëse do të ketë shpërthim zyrash. Ne kemi thirrur për protesta paqësore, por sesi do të procedojnë ngjarjet unë nuk mund të them. Por demokratët mezi po presin që ai të largohet. Është e drejta jonë, e drejta e çdo demokrati të jetë në selinë e PD-së. Kyçja e zyrave me çelës është një sjellje anormale,’- tha Garo.

Në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, të thirrur nga Sali Berisha, u vendos për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha. Shkarkimi i tij u  “vulos” edhe në referendumin e mbajtur më 18 dhjetor, por në të njëjtën ditë, Basha thirri një tjetër Kuvend, ku vendosi përjashtimin e Berishës nga të gjitha strukturat e PD-së. Ndërkohë që ky i fundit, duket se nuk është tërhequr nga “objektivi” duke kërkuar që Basha të lirojë zyrën për t’i hapur rrugë rikandidimit për postin e kreut të partisë opozitare. 

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike floriana garo perplasje ne partine demokratike floriana garo perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll