Politike

VD-“E bëjmë detyrën më mirë se të tjerët”, Rama përuron 153 banesat në Kavajë

27 Dhjetor 2021, 18:22 Nga DOSJA
VD-“E bëjmë detyrën më mirë se të

KAVAJË – Kryeministri Edi Rama vizitoi sot qytetin e Kavajës ku përuroi 153 banesat e reja të rindërtuara pas shkatërrimeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit 2019. Kreu i qeverisë hodhi poshtë akuzat e opozitës për buxhetin e rindërtimit dhe fondet e marra nga donatorët për rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti i dy viteve më parë.

Në këtë takim, ai u shoqërua nga zv/kryeministri Arben Ahmetaj dhe kryetari i bashkisë së Kavajës Redjan Krali.

“Nuk është një thes apo valixhe që u mbush me para në Bruksel, Stamboll apo Abu Dabi dhe erdhi këtu. Jo. Secili ka dhënë kontributin e vet sipas programit që kemi përcaktuar ne”, deklaroi Rama.

Më tej, kryeministri mbrojti mazhorancën dhe qeverinë që kryeson se ajo nuk bën “vezë të kuqe, por detyrën e bën më mirë se kushdo tjetër në Shqipëri”.

“Qeveritë zgjidhen për të bërë detyrën dhe jo për të bërë vezë të kuqe. Ne detyrën dimë ta bëjmë më mirë se kushdo tjetër në këtë vend”, tha më tej kryeministri.

Më pas, ai shpërndau dhurata për fëmijët e Kavajës si dhe vizitoi disa prej banesave të reja. Rama mori komplimente nga qytetarët, ndërsa vetë i uroi për banesat e reja.

“Je flori”, dëgjohet një qytetar t’i thotë Ramës.

“Perfekt, t’i gëzoni”, u thotë kryeminstri disa banorëve.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama ne kavaje rindërtimi i banesave nga tërmeti edi rama ne kavaje rindërtimi i banesave nga tërmeti

Sondazh

Poll