Politike

VD-A ka PS një emër nëse shkarkohet Meta? Balla: Nuk ju jap dot përgjigje sot!

27 Dhjetor 2021, 10:31 Nga DOSJA
VD-A ka PS një emër nëse shkarkohet Meta? Balla: Nuk ju jap dot

TIRANË – Gjatë një konference me gazetarët nga selia e Kuvendit, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u pyet në lidhje me zgjedhjen e presidentit të ri dhe nëse e ka PS një emër për këtë post.

Balla shmangun dhënien e një emri konkret dhe u shpreh se Kuvendi do të fillojë procedurat për zgjedhjen e kreu të ri të shtetit në muajin prill nëse nuk do të ketë një shkarkim të Presidentit Meta nga Gjykata Kushtetuese.


Nëse do të kemi një shkarkim, Balla theksoi se nuk do të ketë vakum ligjor pasi Kushtetuta e ka të përcaktuar qartë kush e zëvendëson dhe si zgjidhet kreu i ri.

“Kjo nuk është një pyetje që unë mund ti jap përgjigje sot. Ajo që ne kemi thënë që prej ditës së parë pas miratimit të shkarkimit, pozicioni ynë ka qenë shumë i qartë, ne do të respektojmë çdo vendim që merr Gjykata Kushtetuese. Do të mirëpresim vendimin dhe nuk do të bëjmë asnjë koment. Ne kemi vendosur një standard të cilin e respektojmë tashmë, nuk komentojmë vendimet e gjykatave por vetëm i zbatojmë ato. Ne jemi shprehur dhe qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë, Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën dhe në kemi votuar për shkarkimin e tij, por nga ai moment nuk kemi dhënë asnjë koment pasi nuk i bën mirë çështjes. Gjykata Kushtetuese sipas afateve dhe të shprehet në fund të janarit ose në mes të shkurtit për rastin në fjalë. Kjo është një çështje që e ka përgjigjen e vet, Në fillim të muajit prill kuvendi i Shqipërisë do të hyjë në procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Nëse do të ketë shkarkim kushtetuta e ka të përcaktuar qartë kush e zëvendëson dhe kur nisin procedurat e zgjedhjes së presidentit të ri, nuk do të ketë vakum ligjor”, tha Balla.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike taulant balla taulant balla me gazetaret taulant balla taulant balla me gazetaret

Sondazh

Poll