Politike

VD-SKANDALI me të dhënat! Alibeaj: Shqiptarët presin përgjigje, SPAK ka përgjegjësi

27 Dhjetor 2021, 12:04 Nga DOSJA
VD-SKANDALI me të dhënat! Alibeaj: Shqiptarët presin

TIRANË– Partia Demokratike deklaroi ditën e sotme se skandali me publikimin e pagave është faqja tjetër e medaljes të skandalit të pandëshkuar të patronazhistëve. Nënkryetari i PD-së Enkelejd Alibeaj tha se duhet përgjigje e fortë e drejtësisë për këtë kërcënim të drejtëpërdrejt për jetët e mbi 600 mijë shqiptarëve.

Alibeaj e konsideroi skandalin si një ngjarje të rëndë, dhe sipas tij, përtej sekretit hetimor, shqiptarët kanë të drejtë të dinë se ç’po ndodh ndërkohë me këtë cenim të rëndë të të drejtave të tyre themelore, me pasoja të rënda për jetën private dhe profesionale të secilit prej të dëmtuarve.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARI ENKELEJD ALIBEAJ

Prej ditësh, të dhënat më të ndjeshme të qytetarëve shqiptarë janë hedhur në Pazar dhe po kalojnë dorë më dorë, brenda dhe jashtë vendit, në atë që është faqja tjetër medaljes së skandalit të pandëshkuar të patronazhistëve. Përballë kësaj rrokopuje të shtetit shqiptar, përballë pasigurisë dhe mosbesimit që nxit te qytetarët shndërrimi i shtetit në një han pa porta, për shkak të interesave politike të partisë shtet, Prokuroria ka për detyrë të bëjë transparencë mbi hetimet për publikimin e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë.  Kjo është një ngjarje e rëndë dhe përtej sekretit hetimor, shqiptarët kane të drejtë të dinë se ç’po ndodh ndërkohë me këtë cënim të rëndë të të drejtave të tyre themelore, me pasoja të rënda për jetën private dhe profesionale të secilit prej të dëmtuarve.

Qeveria nuk mund t’i fshihet pergjegjësisë për këtë skandal të madh. Daljet butaforike dhe batutat e Edi Rames nuk mund të lënë në harresë faktin që të dhënat sensitive të mbi 630 mijë shqiptarëve janë sot në duart e bandave dhe kriminelëve. Përgjegjësia bie dhe mbi SPAK, institucioni që duhet te kishte hetuar me seriozitet dhe deri me fund skandalin me të dhënat personale të qytetarëve që Partia Socialiste përdori nëpërmjet patronazhistëve për zgjedhjet e 25 prillit. Vënia para përgjegjësisë e autorëve të vërtetë të skandalit të patronazhistëve, do të ishte shenjë e seriozitetit të hetimeve për një nga aktet që shënoi një nga kulmet e masakrës zgjedhore të 25 prillit. Por kur SPAK hesht, është e qartë se manipulatorët e politikës nuk frikësohen të zgjasin duart dhe të ndërhyjnë atje ku çdo shqiptar i ka besuar shtetit të dhënat e tij personale. Është e qartë që ideatorët dhe zbatuesit e skemës së publikimit të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë, si në rastin e patronazhistëve ashtu dhe në atë të disa ditëve më parë, është kupola e korruptuar e partisë shtet, e aftë për të përdorur çdo mënyrë dhe mjet në funkskon në interësit personal. Qytetarët shqiptarë, të shantazhuar, të dhunuar në privatësinë e tyre dhe të ekspozuar ndaj çdo keqbërësi, presin një përgjigje të forë dhe të qartë nga drejtësia, sespe mungesa e ndëshkimit të autorëve të skandalit të patronazhistëve, sot po kthehet në kërcënim të drejtëpërdrejtë për jetët e mbi 600 mijë shqiptarëve.

Prej një jave janë bërë publike të dhënat e pagave, të cilat përkonin ato të muajit janar 2021 dhe të muajit prill. Po ashtu, në rrjetin ‘whatssap’ qarkullon dhe lista me numrat e telefonave dhe ajo e targave. Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat tha se të dhënat kanë rrjedhur nga individë të brendshëm dhe nuk kemi të bëjmë me një sulm kibernetik.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj skandali me pagat e qytetareve enkelejd alibeaj skandali me pagat e qytetareve

Sondazh

Poll