Politike

Skandali me pagat/ Balla: Nuk do hyj në komente, duhet parë niveli i penaliteteve

27 Dhjetor 2021, 10:53 Nga DOSJA
Skandali me pagat/ Balla: Nuk do hyj në komente, duhet parë niveli i

TIRANË– Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla u shpreh se skandali i publikimit të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarëve është një përpjekje për destabilizimin e vendit.

“Unë në gjithë këto vite në Kuvend e politikë kam nxjerrë konkluzionin që në momentin që prokuroria hyn në hetim sduhen bërë komente. person ii përfshirë në këtë ngjarje të rëndë kriminale, një përpjekje për destabilizim. Janë të dhëna shumë konfidenciale, që prishin marrëdhënien në shumë raste. Dhe është sa sulm kibernetik aq edhe rrjedhje të dhënash. Ndëshikimi më i madh për këtë rast, që të parandalohen në të ardhmen. Të hetohet edhe fshehja e deklarimeve, apo deklarime të rreme, i bën mirë një hetimi të plotë. Nuk do hyj në komente të tjera. Prokuroria e policia janë në rolin e duhur, dhe këtu duhet të vijmë në një ide konkrete. Kam shfletuar këto ditë legjislacionin për të dhënat personale, ka ardhur momenti që të ndryshojmë penalitetit. Në rastin tonë gjobat që vendosen janë shumë të ulëta, nëse i referohemi legjislacionit europian janë shumë më lart. Ka ardhur koha të rishohim edhe një herë gjithë nivelin e penaliteteve në rast të thyerjes së ligjit për të dhënat personale.’ – u shpreh Balla.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike taulant balla taulant balla me gazetaret taulant balla taulant balla me gazetaret

Sondazh

Poll