Politike

Foto e diktatorit nga deputeti i PS,Balla: Zbatuam rregulloren për ndëshikimin e tij

27 Dhjetor 2021, 10:41 Nga DOSJA
Foto e diktatorit nga deputeti i PS,Balla: Zbatuam rregulloren për

TIRANË – Kreu i grupit socialist, Taulant Balla është pyetur edhe në lidhje me skandalin e publikimit të fotos së Enver Hoxha nga deputeti socialist Bujar Çela, teksa është shprehur se PS ka marrë masat ndaj këtij deputeti në bazë të rregullores së saj.


“Masa e parashikuar në rregulloren e Partisë Socialiste dhe në këtë këndvështrim dua ti kthej një përgjigje të gjithë atyre që shkojnë turravrapi për të përdorur rastin në fjalë për të hedhur baltë mbi Partinë Socialiste, u kujtoj vitin 1991, më 25 nëntor, kur Komiteti i Përgjithshëm drejtues I PS ka miratuar një dokument, një rezolutë për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist. PS është distancuar prej ditës së parë për qasjen e saj ndaj diktatorit apo diktaturës, kështu që ata që e përdorin akoma këto simbole, e bëjnë thjeshtë për nostalgjinë e tyre. Me deputetin në fjalë zbatuam rregulloren e Partisë Socialiste.”, është shrehur në lidhje me këtë Taulant Balla.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike taulant balla me gazetaret taulant balla me gazetaret

Sondazh

Poll