Politike

VD-Balla: Sali Berisha duhet të ndjekë shembullin e Tom Doshit, të lërë mandatin

27 Dhjetor 2021, 11:00 Nga DOSJA
VD-Balla: Sali Berisha duhet të ndjekë shembullin e Tom Doshit,

TIRANË – Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, theksoi se Partia Socialiste nuk bashkëpunon me partinë e Tom Doshit, ky i fundit i shpallur “non grata” nga SHBA. Balla tha se Doshi ka dhënë dorëheqjen dhe nuk është më në Kuvend, ndërsa i bëri thirrje Sali Berishës, që të marrë shembullin e tij dhe të heqë dorë nga mandati i deputetit.


“Unë nuk di që PS të ketë ndonjë marrëveshje bashkëpunimi me partinë e Tom Doshit. Nuk di që në Kuvend të jetë prezent Doshi, i cili ka dhënë dorëheqjen. Ta bëjë dhe Berisha atë që bëri Doshi, të marrë modelin e tij dhe të bëjë të njëjtën gjë. Bashkëpunim me Doshin? Ai nuk është as në Kuvend, as në Konferencën e Kryetarëve. Mendoj se Berisha duhet të mungojë përjetësisht në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Balla.

Më tej, ai u pyet nga gazetarët se cila do të ishte dhurata e PS për 2022, drejtimi i PD nga Basha apo nga Berisha, duke u shprehur se ai nuk është Nostradamusi që të parashikojë kush mund të drejtojë Partinë Demokratike, por theksoi se viti 2022 duhet ta gjejë Sali Berishën në përballjen me drejtësinë dhe jashtë politikës e Kuvendit.

“Ka ardhur koha të mendojmë çfarë duhet të bëjmë mirë për vendin. Jam krenar që viti 2021 po mbyllet me mijëra shtëpi të reja. Edhe në këto momente 153 familje në Kavajë po hyjnë në shtëpitë e tyre. Jam shumë krenar që kemi arritur që dhurata e vitit të ri për këto familje të jetë hyrja në shtëpitë e reja. Nuk jam Nostradamusi dhe nuk parashikoj se kush do të jetë në krye të PD, por mendoj se politikanë që kanë 30 vite që i bëjnë dëm interesave të vendit, ka ardhur koha të largohen. Mendoj që do ishte mirë që viti 2022, që është shumë i rëndësishëm dhe nuk ka asnjë dyshim që Shqipëria do të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me BE, politikanët që i kanë bërë keq Shqipërisë nuk duhet të jenë më në tryezën e vendimmarrjes politike, ku Kuvendi është institucioni më i lartë. Kur SHBA i përcakton si persona që kanë kryer korrupsion të nivelit të lartë, mendoj se këta persona 2022 duhet t’i gjejë në përballjen e tyre me drejtësinë dhe jashtë politikës e jashtë Kuvendit”, theksoi ai.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike taulant balla me gazetaret taulant balla me gazetaret

Sondazh

Poll