Politike

VD-‘Toyota Yaris’, Balla i përgjigjet Bashës: Unë e fitova gjyqin, kallëzo Berishën

27 Dhjetor 2021, 10:51 Nga DOSJA
VD-‘Toyota Yaris’, Balla i përgjigjet Bashës: Unë e

TIRANË – Gjatë një konference me gazetarët, kreu i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla, u pyet në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij nga kryedemokrati Lulzim Basha për përfshirjen në çështjen “Toyota Yaris”.

Balla u shpreh se Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda ka dënuar për shpifje kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, teksa procesi po vijon për të marrë formë të prerë në Apel.


“E para që lidhet me të ashtëquajturën çështja “Toyota Yaris”, unë e përmenda, unë jam fitues me zotin Basha në gjyq penal në Gjykatën e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda. Besoj se nga të dhënat dhe argumentet e depozituara nga avokatët e mi në Gjykatë kundër zotit Basha do të fitojmë dhe në nivelin e dytë që merr formë të prerë, në Apel. Do të interesohem deri në fund që zoti Basha të paguaj penalitetin dhe duke qenë se është gjyq penal, shkon në fondet e shtetit shqiptar. Do t’i sugjeroja se duke qenë se tashmë zoti Basha është nën akuzë nga zoti Berisha, nëse zoti Basha mendon se është i pafajshëm duhet të kallëzoj penalisht qoftë në prokurori, por dhe padi penale por dhe civile për shpifje në gjykatën e Krimeve të rënda. Kjo është një çështje që e ka marrë përgjigjen”, tha Balla.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike taulant balla me gazetaret taulant balla me gazetaret

Sondazh

Poll