Politike

VD-Balla: Përpjekje për të prishur provat e 21 Janarit, të pyeten Berisha e Basha

27 Dhjetor 2021, 11:06 Nga DOSJA
VD-Balla: Përpjekje për të prishur provat e 21 Janarit, të

TIRANË – Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla është shprehur se ka pasur një përpjekje për të prishur provat e tragjedisë së 21 janarit, ndërsa nuk ka lënë pa përmendur faktin se drejtësia e re duhet të marrë në pyetje Berishën dhe Bashën për këtë ngjarje.

Balla nuk ka lënë pa përmendur edhe rihapjen e hetimeve të shpërthimit në Gërdec, ku theksoi se uronte që këtë herë çështjes ti shkohet deri në fund dhe përgjegjësit të marrin ndëshkimin e merituar.  


“Ka pasur një përpjekje për të prishur provat e tragjedisë së 21 Janarit, ku kemi ende një çështje të hapur, që duhet ti shkojmë deri në fund. Drejtësia e re e sapokrijuar duhet të sprovohet dhe të marrë në pyetje Berishën dhe Bashën për rolin e tyre në 21 Janar. Për të mos shkuar më pas në çështjen e Gërdecit, ku duket se kemi zhvillime të reja, të cilat shpresoj që ti shkohet deri në fund. Hesapet mund të shkojnë edhe në vitin 1997 dhe ngjarje të tjera që nxjerrin në pah atë që ka bërë Sali Berisha. Shpallja non grata është fundi më i keq i një personi që ka pasur mundësinë të mbyllë karrierën e tij me nder.”, është shprehur Balla.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike taulant balla me gazetaret taulant balla me gazetaret

Sondazh

Poll