Aktualitet

Mashtrimi me ‘Forex’!Lihet në burg izraeliti dhe administratori, masa për punonjësit

27 Dhjetor 2021, 08:27 Nga DOSJA
Mashtrimi me ‘Forex’!Lihet në burg izraeliti dhe

TIRANË– Izraeliti Rafael Genish dhe administratori i kompanisë janë lënë në burg ditën e sotme nga Gjykata e Tiranës. Dyshohet se Genish mashtroi mbi 2000 shtetas francezë, gjermanë dhe italianë. Për 33 punonjësit e Call Centre u dhanë masa sigurie ‘arrest në shtëpi’ dhe ‘detyrim paraqitje’.

Dyshohej se Genish kishte planifikuar të largohej nga Shqipëria, nga momenti që Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për verifikimet në terren për tregun e paligjshëm të kompanive që përdorin platforma online të brokerimit (ndërmjetësimit) dhe punojnë në të zezë.

Skema që ishte ngritur dhe drejtohej nga një izraelit kishte mashtruar mijëra shtetas europianë. Ata akuzohen për mashtrim kompjuterik. Hetimet zgjatën disa muaj dhe besohet se të ndaluarit kishin kontaktuar gati 2 milionë persona duke marrë përfitime të majme. ‘Koka” e kësaj skeme mashtrimit konsiderohet Genish, i cili rezulton të jetë pronari i kompanisë. Policia identifikoi të dhënat personale të shumë shtetasve të huaj të cilat janë përdorur për t‘i kontaktuar dhe më pas t‘i tërhiqnin drejt skemës së mashtrimit kompjuterik, duke përfituar shuma të ndryshme vlerash monetare të cilat varionin nga 500 euro e sipër.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet mashtrimet me call center rafael genish mashtrimet me call center rafael genish

Sondazh

Poll