Aktualitet

Vrasja e Bashaliut, dëshmitari: Autorët ishin me kapele dhe maskë antiCOVID

27 Dhjetor 2021, 12:22 Nga DOSJA
Vrasja e Bashaliut, dëshmitari: Autorët ishin me kapele dhe maskë

TIRANË– Qytetarët kanë zbuluar se autorët që morën pjesë në atentatin ndaj Albi Bashaliut, në Peqin ishin të maskuar. Një prej tyre është shprehur se në zonë ishte parkuar një makinë me xhama të zinj e cila brenda nuk kishte njeri brenda. Dëshmitari u shpreh më tej se autorët në një moment zbritën nga mjeti duke qëlluar të rinjtë. Më pas ai shton për ‘Reporttv’ se autorët ishin të veshur me xhinse, pallto të zezë, maska covid.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarjen nuk e pamë, unë isha brenda, ngjarja ndodhi në rrugë, një makinë ishte parkuar këtu afër punës sime, me targa tona, ishin xhamat e zinjë dhe nuk dukej njeri brenda.

Nuk patë ndonjë lëvizje të dyshimtë?

Jo asgjë, kishte ardhur për të pirë kafen në mëngjes, sa zbriti e qëlluan, ishin veshur me të zeza, me maska COVID, ishin çuna të rinj, një doli me pistoletë, ishin 2 veta, u frikësuam të gjithë, viktima është njeriu imë, unë desh dola se viktima është njeriu im, më thanë ‘futu brenda zotri’, ai që kishte pistoletën më tha, kjo është rrugë kryesore,

Ikën menjëherë?

Bënë vrasjen, një e gjuajti dy herë, pastaj e kontrolloi, dhe i quajti dy herë, i mori çelësat dhe mori çelësat e makinës, dhe ndezi makinën e viktimës, kur e ndezi, i vuri benzinën makinës së tyre dhe u larguan, ikën qetë e qetë.

Si e njihnit Albin?

Ishte punëtor, djalë i mirë, ka qenë i sëmurë, m’u dhimbs, s’kam fjalë

Dyshimet?

Nuk e di, unë kam qenë në punë

LAJMI KRYESOR: Ekzekutohet Albi Bashaliu në Peqin, i vëllai i dënuar për vrasje (Plagosja në 2017)

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet vritet albi bashaliu vritet albi bashaliu

Sondazh

Poll