Aktualitet

Vrasja e Bashaliut, dëshmitari: Pasi e qëlluan, autorët i morën çelësin dhe ikën!

27 Dhjetor 2021, 13:09 Nga DOSJA
Vrasja e Bashaliut, dëshmitari: Pasi e qëlluan, autorët i

PEQIN – Flet pronari i kafenesë përballë vendit ku u vra Albi Bashaliu në fshatin Goçaj në Peqin. Sami Bashaliu u shpreh në dëshminë e tij për ngjarjen se autorët mbanin maska anti-covid, ndërsa shton se ata e vranë 35-vjeçarin sapo ai doli nga automjeti i tij.

Sipas Bashaliut, autorët u thanë personave që ishin në lokalin e tij që të mos lëviznin nga vendi dhe të mos dilnin jashtë. Ai vijon më tej se autori e qëlloi së pari viktimën nga një distancë e largët, ndërsa më pas i është afruar viktimës më afër, duke e qëlluar sërish.

Më tej, ai tha se autorët, pasi e vranë Bashaliun, morën çelësin e makinës së tij dhe u larguan me të.

“E vranë sapo doli nga makina. Ne në lokal na thanë mos dilni jashtë. Autori qëlloi në distancë, u afrua dhe qëlloi sërish. Autorët morën çelësin e makinës së viktimës dhe u larguan”, u shpreh ndër të tjera në dëshminë e tij pronari i kafenesë në afërsi të vendit ku u vra 35-vjeçari.

LAJM KRYESOR:Ekzekutohet Albi Bashaliu në Peqin, i vëllai i dënuar për vrasje (Plagosja në 2017)….

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet vrasje në peqin vritet albi bashaliu vrasje në peqin vritet albi bashaliu

Sondazh

Poll