Aktualitet

Përmbyten rrugët në Gjirokastër, Policia apelon: Bëni kujdes, ruani distancën!

27 Dhjetor 2021, 12:20 Nga DOSJA
Përmbyten rrugët në Gjirokastër, Policia apelon: Bëni

GJIROKASTËR – Për shkak të reshjeve të dendura të shiut në qarkun e Gjirokastrës, në disa segmete të rrugëve interurbane dhe urbane  ka prezencë të ujit.

Me qëllim parandalinin e aksidenteve rrugore,  Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, të ruajnë distancën dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, pasi në disa akse ka prezencë të lartë të ujit.

Policia Rrugore ka rritur prezencën me shërbime në lëvizje  në të gjitha akset rrugore, për të monitoruar qarkullimin pasi ka  fluks të shtuar të  automjeteve që hyjnë në vendin tonë nga Pika Kufitare e Kakavijës, si dhe për t’u ardhur në ndihmë drejtuesve që mund të kenë nevojë.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq, pezullohet lundrimi në Vlorë, ‘mbytet’ Durrësi, shumë fshatra pa drita

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll