Aktualitet

Po drejtonte mjetin i dehur! I jep rryshfet policit, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

27 Dhjetor 2021, 12:36 Nga DOSJA
Po drejtonte mjetin i dehur! I jep rryshfet policit, arrestohet

TIRANË– Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka tentuar që ti ofrojë para punonjësit të policisë. Sipas policisë së Tiranës, i riu me inicialet A.L, është kapur nga policia rrugore në gjendje të dehur duke drejtuar mjetin e tij. Pas ofrimit të rryshfetit, ai është vënë në pranga nga punonjësi i policisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 25 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, për të shmangur masën administrative, i ka ofruar punonjësit të Policisë, një shumë parash.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane policia tirane arrestim ne tirane policia tirane

Sondazh

Poll