Aktualitet

Pjesë makine me vlerë 10 mijë euro, kapet makina me targa serbe në kufirin kosovar

27 Dhjetor 2021, 13:04 Nga DOSJA

JARINJË – Një makinë me targa serbe, është ndaluar në pikën kufitare të Jarinjës në Kosovë, ku janë gjetur disa pjesë automjetesh brenda saj. Sipas njoftimit të policisë kosovare, këto pjesë makinash, kapnin vlerën e 10 mijë eurove.

“Gjatë kontrolleve të ushtruara oficeret doganor ne pikë kalimin kufitar të Jarinjes në vijën e dytë të kontrollit në një automjet me targa të Serbisë kanë hasur në sasi të madhe të mallrave autopjesë të reja për vetura. Vlera fillestare e tyre është mbi 10,000 euro”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se mallrat e gjetura janë konfiskuar ndërkohë është proceduar penalisht shoferi i mjetit.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet jarinje pika e jarinjes policia e kosoves jarinje pika e jarinjes policia e kosoves

Sondazh

Poll