Aktualitet

Kaos në Rrugën e Arbrit, masive gurësh bllokojnë qarkullimin e automjeteve

27 Dhjetor 2021, 12:16 Nga DOSJA
Kaos në Rrugën e Arbrit, masive gurësh bllokojnë qarkullimin

KLOS – Reshjet e pandërprera të shiut kanë krijuar probleme në rrugën e Arbrit nga Tirana në Klos. Më problematike situata paraqitet në Bypassin e Murrizit ku ka rënie të shumta të gurëve.

Rrëshiqtja e tokës si pasojë e fryrjes nga shiu ka bërë që në një gjatësi të konsiderueshme ky segment të bëhet i vështirë për qarkullimin e automjeteve si rezultat i pranisë së gurëve.

Autoritetet këshillojnë drejtuesit e mjeteve që të tregohen tepër të kujdesshëm gjatë qarkullimit, të reduktojnë shpejtësinë dhe të zbatojnë sinjalistikën.

Po ashtu në pjesën e Qaf Murrizit ka reshje dëbore me intensitet të ulët, ndërsa momentalisht problemi i vetëm është prania e gurëve në rrugë.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq, pezullohet lundrimi në Vlorë, ‘mbytet’ Durrësi, shumë fshatra pa drita

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll