Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut, probleme në Lezhë, rrugët e qytetit mbulohen nga uji

27 Dhjetor 2021, 11:56 Nga DOSJA
Reshjet e dendura të shiut, probleme në Lezhë, rrugët e

LEZHË – I gjithë Qarku i Lezhës është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë krijuar problematika të shumta në qytet.

Ujërat kanë vërshuar në rrugët e qytetit duke krijuar vështirësi në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve, kryesisht në bulevardin ‘Gjergj Fishta’.

Sipas banorëve, një situatë e tillë krijohet gjithmonë në ditë me reshje shiu. Kanalizimet nëntokësore nuk përballojnë prurje të shumta, duke bërë që uji të dalë në sipërfaqe.

LAJMI KRYESOR: Moti i keq, pezullohet lundrimi në Vlorë, ‘mbytet’ Durrësi, shumë fshatra pa drita

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll