Sport

“Mur” shqiptar te Napoli, Spalleti synon shqiptarin që do të luajë me Rrahmanin

25 Dhjetor 2021, 12:49 Nga DOSJA
“Mur” shqiptar te Napoli, Spalleti synon shqiptarin që do

ITALI-Marash Kumbulla nuk po kalon momentin më të mirë të karrierës. Kjo për faktin se forma aktuale që ai gëzon, nuk po përkthehet në minutazhin e duhur te Roma. Janari mund të jetë muaji ku mbrojtësi mund të kërkojë një tjetër aventurë. Skuadra e Napolit është nër kërkim të një mbrojtës.

Manolas u rikthye në Greqi për të firmosur me Olympiacios, Koulibaly do të luajë me Senegalin në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe Luciano Spalleti ka për momentin vetëm dy qendra në skuadër: Amir Rrahmanin dhe Juan Jesus. “Corriere Dello Sport” bën me dije se Spalleti ka dhënë dakordësinë dhe drejtori Cristiano Xhuntoli është duke punuar për këtë.

Problemi i Napolit është se dëshiron huazim pa të drejtë blerje. Nëse arrihet marrëveshja mes palëve, Kumbulla do të kishte shok ekipi përsëri Rrahmanin, me të cilin formoi një dyshe fantastike kur ishin pjesë e Hellas Verona.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport kumbulla napoli roma spalleti kumbulla napoli roma spalleti

Sondazh

Poll