Sport

Cannavaro me biçikletë nga Napoli në Koloseum: Totti vlerëson, Perrotta nuk e beson

25 Dhjetor 2021, 06:47 Nga DOSJA
Cannavaro me biçikletë nga Napoli në Koloseum: Totti

ITALI – “Napoli-Romë 254km të përshkruara me biçikletë për 7h43m” dhe më pas disa figurina simbole të forcës. Kështu, Fabio Cannavaro shpall ‘madhështinë’ e tij më të fundit në Instagram, të përfunduar këtë herë me pedale (së bashku me nëntë ‘shokët e tjerë të aventurës’) dhe jo me top.

Më pas, për të vërtetuar aventurën, një selfie para Koloseut, në të cilën ish-kapiteni ‘azzurr’ (i dedikuar së fundmi çiklizmit) portretizohet në një pozë me kokore me porosi.

Një postim shumë i vlerësuar nga ndjekësit e ish-mbrojtësit të Napolit dhe Juventusit, i cili rrëmbeu edhe ‘like’-in e Francesco Tottit, ndërsa mes komenteve kontrolloni atë të ish-lojtarit tjetër të Romës, Simone Perrotta: “Vërtet?, – shkruan me shaka ish-lojtari tjetër i Romës, së bashku me dy ish-shokët, kampion bote në vitin 2006 me Italinë e Marcello Lippit.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ciro ferrara cannavaro fabio cannavaro shpall 'madhështinë' napoli-romë 254km një selfie para koloseut ciro ferrara cannavaro fabio cannavaro shpall 'madhështinë' napoli-romë 254km një selfie para koloseut

Sondazh

Poll