Sport

Rinovimi i kontratës së Dybalas me Juventusin, përkohësisht ka ngrirë…

25 Dhjetor 2021, 11:59 Nga DOSJA
Rinovimi i kontratës së Dybalas me Juventusin, përkohësisht

ITALI – Nuk ka mbërritur ende nënshkrimi i shumëpritur i rinovimit të kontratës së Dybala. Jorge Antùn, njeriu i besuar që kujdeset për interesat e Paulos, u kthye në Argjentinë, pasi kaloi disa ditë në Torino, ku u takua me klubin bardhezi.

Megjithatë, momenti historik nuk është arritur ende dhe kështu, pavarësisht synimeve për të mbyllur ‘telenovelën’ para Krishtlindjeve, ajo do të shtyhet për në vitin 2022. Kjo, nëse gjithçka shkon në drejtimin e duhur, sepse marrëdhëniet mes palëve nuk do të jenë kaq idilike.

Kjo nënkuptohet edhe nga fjalët e drejtorit ekzekutiv të Juventusit, Maurizio Arrivabene, para ndeshjes kundër Cagliarit, u shpreh: “Lidhja me fanellën e disa lojtarëve, është më e vogël se ajo e agjentëve të tyre”. Megjithatë, drejtori Arrivaben theksoi se marrëdhëniet me dy lojtarët, Dybala dhe De Ligt, janë “absolutisht të qeta”.

Në javët e fundit, nga kampi bardhezi kanë dalë zëra, se ishte arritur një marrëveshje për shtyrjen e kontratës deri në vitin 2026, mbi bazën e së cilës, Dybala do të fitonte 8.5 milionë në vit, plus 1.5 bonuse të lidhura me golat personale (ndeshjet, golat) dhe arritjet e ekipit (titujt dhe kualifikimet në Champions League), të cilat do t’i çonin përfitimet e sulmuesit argjentinas në shifrën e 10 milionëve.

Gjithçka do të ishte një surprise, sepse problemi i fundit që ka mbetur për t’u zgjidhur, të paktën në letër, është thjesht burokratik dhe ka të bëjë me vetë Antun, i cili duhet të marrë statusin e agjentit dhe duhet të përfundojë të gjithë procesin. Kjo është edhe një arsye pse në vitin 2022 përfaqësuesi i Dybala pritet sërish në Torino në fillim të janarit për nënshkrimin.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport aksionet e juventusit drejtor i përgjithshëm te juventusi drejtorit ekzekutiv të juventusit dybala do të fitonte 8.5 milionë në vit jorge antun maurizio arrivabene njeriu i besuar që kujdeset për interesat e paulos rinovimit të kontratës së dybala aksionet e juventusit drejtor i përgjithshëm te juventusi drejtorit ekzekutiv të juventusit dybala do të fitonte 8.5 milionë në vit jorge antun maurizio arrivabene njeriu i besuar që kujdeset për interesat e paulos rinovimit të kontratës së dybala

Sondazh

Poll