Sport

Teuta në pikë të hallit, janari e gjen me shumë largime, drejtuesit shohin në Brazil

25 Dhjetor 2021, 12:26 Nga DOSJA
Teuta në pikë të hallit, janari e gjen me shumë largime,

DURRËS-Teuta i bëri një mbyllje vitit 2021 jo në mënyrën e duhur. Vendi i gjashtë dhe 18 pikë në renditje. Dy humbjet rradhazi rëndojnë shumë, megjithatë ky ngërç erdhi në një pauzë ku Edi Martini do të ketë mundësinë që të rregullojë defektet e kësaj skuadre.

Lajmet nuk janë të mira sa i përket skuadrës. Sherif Kallaku është i larguari i parë, mesfushori që kishte një kontratë deri në muajin janar si i huazuar nga Lokomotiva e Zagrebit është kthyer në Kroaci. Ndërkohë që Pepi Gjorgiev dhe Kubemba janë dy sulmuesit që priten të largohen në merkaton e janarit. Përveç kësaj, mësohet se mbrojtësi Adolf Selmani ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin durrsak. Largime me peshë që prishin harmoninë e klubit.

Tani drejtuesit kanë një detyrë të vështirë të zëvendësojnë këto largime me elementë të rëndësishëm. Presidenti i klubit së bashku me stafin e tij kanë kontaktuar agjentë të ndryshëm, ku mësohet se do vijnë dy lojtarë nga Brazili. Në Durrës, llogaritë kanë filluar, ndërsa skuadra do të kërkojë të përgjgijet sa më shpejtë në fushën e lojës.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport martini teuta martini teuta

Sondazh

Poll