Sport

Pas ‘divorcit’ me Cagliarin, edhe spanjollët e Betisit në gjurmët e mbrojtësit Godin

25 Dhjetor 2021, 09:37 Nga DOSJA
Pas ‘divorcit’ me Cagliarin, edhe spanjollët e Betisit në

SPANJE – Ndërprerja e fundit e marrëdhënieve mes Diego Godin dhe Cagliarit i ka hapur rrugën e merkatos lojtarit uruguajan.

Ka shumë klube të interesuara për mbrojtësin, duke përfshirë Valencia dhe Racing Avellaneda dhe sipas “Estadio Deportivo”, edhe Betis është në mesin e tyre. Manuel Pellegrini, ish-trajneri i Manchester Cityt dhe Real Madridit ndër shumë të tjera, do të donte të përforconte repartin e pasëm dhe për këtë ka synuar Godin.

Siç ka thënë tashmë ish-qendërmbrojtësi i Interit, përvoja e tij te Cagliari ka përfunduar, por ai nuk do të flasë për atë që ndodhi. Ndërkohë, Betis po studion marrëveshjen për ta rikthyer atë në La Liga, ku Godin pati një të kaluar të shkëlqyer në Atletico Madrid, duke shënuar edhe në finalen e Champions League.

Megjithatë, negociatat nuk janë të lehta, jo aq për kërkesat e lojtarit, sa për situatën e brendshme të bardhebluve spanjolë. Në fakt, për të mbërritur uruguajani, do të duhet patjetër të largohen disa elementë për t’i lejuar Pellegrinit të ketë përforcimin e shumëpritur.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport diego godin edhe betis është në mesin e tyre ish-trajneri i manchester cityt dhe real madridit ka shumë klube të interesuara për mbrojtësin lorenzo pellegrini dhe marash kumbulla manuel pellegrini sipas “estadio deportivo” valencia dhe racing avellaneda diego godin edhe betis është në mesin e tyre ish-trajneri i manchester cityt dhe real madridit ka shumë klube të interesuara për mbrojtësin lorenzo pellegrini dhe marash kumbulla manuel pellegrini sipas “estadio deportivo” valencia dhe racing avellaneda

Sondazh

Poll