Sport

Administratori i Bayern, Kahn: “Të vendosim një kufi rrogash dhe penalitete reale”

25 Dhjetor 2021, 06:16 Nga DOSJA
Administratori i Bayern, Kahn: “Të vendosim një kufi rrogash dhe

GJERMANI – Një kufi pagash për të zgjidhur problemet e futbollit dhe për të frenuar humbjet e theksuara nga pandemia. Ky është propozimi i lëshuar nga administratori i Bayern Munich, Oliver Kahn.

“Të vendosim një kufi rroge, një shumë ‘X’ që një klub mund të shpenzojë si një shumë maksimale pagash, – nënvizoi ish-portieri gjerman dhe drejtori ekzekutiv aktual i bavarezëve, – dhe sanksione që dëmtojnë dhe janë reale edhe për klubet e mëdha”.

Në intervistën e gjatë të dhënë për ‘Süddeutsche Zeitung’, ekzekutivi bavarez nuk fshehu shqetësimin e tij për valën e re të koronavirusit, që detyroi Gjermaninë të mbyllte stadiumet. Një dëm i madh ekonomik edhe për një klub të virtytshëm si Bayerni.

Sipas Kahn, klubet duhet të investojnë maksimumi vetëm 60-70% të të ardhurave për paga. Për më tepër, duhet të ketë kufizime të qarta për investitorët, se sa mund të investojnë në një klub futbolli dhe sa humbje mund të kompensojnë.

“Por të dyja pikat do të ishin të padobishme pa pikën tre: duhet të ketë sanksione të rënda dhe që zbatohen vërtet, edhe për klubet e mëdha. Në fund të fundit, ne nuk duam asgjë më shumë se sa kontrollin e kostove në botën e futbollit.”

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport administratori i bayern munich bayern është një ekip i madh bayern munich i rikthehet fitores ekzekutivi bavarez oliver kahn për ‘süddeutsche zeitung’ administratori i bayern munich bayern është një ekip i madh bayern munich i rikthehet fitores ekzekutivi bavarez oliver kahn për ‘süddeutsche zeitung’

Sondazh

Poll