Sport

Në Spanjë të sigurt për holandezin: “De Ligt? Barcelona po e mendon seriozisht”…

25 Dhjetor 2021, 07:04 Nga DOSJA
Në Spanjë të sigurt për holandezin: “De Ligt?

SPANJË – “Operacioni De Ligt është duke u konsideruar seriozisht nga Barcelona”. Për këtë janë të sigurt katalanasit e ‘Sport’, por sipas të cilëve, nuk ka gjasa që operacioni të kryhet në janar:

“Hipotezë praktikisht e pamundur për shkak të pagës milionere të mbrojtësit. Situata mund të jetë ndryshe në verë, me Juventusin, që është duke menduar për një shitje për të investuar në sulm. Dhe çmimi për lojtarin holandez do të ishte shumë më i ulët se 120 milionë që parashikonte klauzola e lirimit”.

Sipas ‘Sport’, Barcelona është kontaktuar nga Mino Raiola, agjenti i lojtarit dhe katanasit janë takua pak ditë më parë në Torino, ndërsa ‘blaugranët’ po mendojnë për një plan për të bërë të mundur ardhjen e qendrës holandeze: “Largimi i Coutinho do të hapte mundësinë e një përfundimi të shkëlqyer. Dhe Mathijjs De Ligt është në listë”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “divorci” messi-barcelona menaxheri i njohur mino raiola mino raiola operacioni de ligt seriozisht nga barcelona vidal qendron tek barca “divorci” messi-barcelona menaxheri i njohur mino raiola mino raiola operacioni de ligt seriozisht nga barcelona vidal qendron tek barca

Sondazh

Poll