Sport

Ushqimin me vete/ Broja në “çerdhen” e Southampton, ja rregullat anti-Covid

25 Dhjetor 2021, 12:05 Nga DOSJA
Ushqimin me vete/ Broja në “çerdhen” e Southampton, ja

ANGLI-Ralph Hasenhatel, trajneri i Southampton foli për rregullat e reja në përpjekje për të kufizuar valën Omicron dhe zbulon metodat e përdorura nga Southampton në përpjekje për të frenuar infeksionet në skuadër.

Një pjesë e madhe e klubeve në Premier League janë gjunjëzuar nga ky virus. Tottenham ka tri ndeshje që nuk luan, përfshirë edhe atë ndaj Reenes në Conference League. Southampton po zbaton masa të rrepta. Tekniku zbuloi se lojtarët, përfshirë edhe Armando Brojën ndërrojnë makinat dhe se nuk hanë më drekë në mensën e klubit.

“Ne përpiqemi t’u përmbahemi rregullave dhe të bëjmë atë që na ndihmon të qëndrojmë të sigurt deri më tani. Nuk konsumojmë më vakte në ambiente të mbyllura, vishemi në makinë dhe shkojmë në shtëpi pas seances stërvitore. Ne përpiqemi të minimizojmë kohën në stërvitje, sepse nëse ka ndonjë rast, atëherë do të më duhet të ndalë stërvitjen. Kjo është ajo që po bëjmë”.

Shenjtorët do të udhëtojnë në Londër për t’u përballur me West Ham përpara se të presin Tottenham më 28 dhjetor. Hasenhatel e kupton nevojën për të luajtur futboll gjatë sezonit të Krishtlindjeve, por ai pyet veten pse nevojitet një ndeshje në mesjavë midis 26 dhjetorit dhe 1 janarit.

“Ne gjithmonë duhet të bëjmë atë që na thonë të bëjmë, por me situatën që është pa pesë zëvendësime, me orarin që kemi, padyshim që do të kemi shumë dëmtime, kjo është e sigurt. Ne e dimë këtë dhe në të kaluarën kemi parë që periudha e Krishtlindjeve është koha kur humbasi, shumë lojtarë”.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport broja southampton broja southampton

Sondazh

Poll